Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.
Gjatë diskutimit drejtori i një shkolle në Kavajë, Bledar Teferiçi tha se është larguar padrejtësisht nga puna, ku fajësi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për këtë.
Sakaq shtoi së është rikthyer në detyrë pas tre muajsh, pasi Gjykata i dha të drejtë.
“Jam drejtor i shkollës profesionale në Kavajë, Bledar Teferiçi. Në mënyrë të habitshme rikontruktohet në mënyrë të habitshme pas 9 vitesh. Hidhem në mënyrë të çuditshme pas tetë vitesh. Pas shumë presionesh largohem nga tigri i letrave, Arben Ahmetaj me dy gisht letër. Ndërkohë unë me master dhe posedoj çdo gjë në lidhje me profesionin. Fitoj gjyqin në Gjykatë dhe rikthehem në punë pas tre vitesh, ndërkohë paguhej dhe një drejtoreshë tjetër”.