TikTok në hetim nga Komisioni Irlandez, akuzohet për…

 TikTok është duke u hetuar nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, i cili drejton zbatimin e rregullores së BE në kompani, pasi frikësohen se të dhënat e përdoruesve po transferohen në Kinë dhe po shkelen rregullat lidhur me sigurinë e fëmijëve.

Pas shpalljes së hetimit,  DPC tha se do të shqyrtonte mënyrën se si TikTok ka zbatuar rregullat e të dhënave të vendosura nga BE për hyrjen në aplikacion të personave nën 18 vjeç dhe zbatimin e masave për verifikimin e moshës për personat nën 13 vjeç.

Aplikacioni u konsiderua si një rrezik potencial i sigurisë kombëtare nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump, edhe pse në qershor, Presidenti Biden përmbysi planet e paraardhësit të tij për të ndaluar shkarkimin e tij në SHBA.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *