Tirana luan të mërkurë në 6 korrik me Duddelange në Luksemburg. Sfida e orës 19:30 vlen për turin e parë kualifikues të Champions League.
Kampionët e Shqipërisë kanë depozituar në UEFA edhe listën e lojtarëve që do jenë gati për këtë turne. Nga porta në sulm. Janë 22 emra që do luftojnë për objektivin.
Në portë bie në sy i riu Kiri, në mesin e fushës Qefalia ndërsa në pjesën e avancuar Bytyqi. Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet në 12 korrik në Air Albania.