Ndihen lëkundje të fuqishme tërmeti në qytetin e Tiranës dhe Dibrës. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë i magnitudës 4.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në Elbasan. Dridhjet janë ndjerë nga banorët pasi thellësia e lëkundjeve ishte 2 kilometra.
Paralelisht me tërmetin në Elbasan, lëkundje të tjera me magnitudë 3.3 ballë të shkallëz Rihter janë ndjerë edhe në Dibër në fshatin Shupenzë dhe Zerqan. Këto lëkundje kanë sjellë frikë dhe panik tek qytetarët por sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për dëme.
/Priza.al/