Ndërpritet energjia elektrike në Tiranë. Rreth 12:30 të mesditës, pothuajse në gjithë Tiranën u shkëput elektriciteti. Shkaqet nuk dihen ende.
“Blackout i plotë! Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit! Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.
Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë” shkruan Berisha.