Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në fjalën e tij në Konferencën e Ambasadorëve ‘Tirana Diplo 2024’ u shpreh se kjo konferencë ringjall një traditë të dobishme për diplomacinë tonë.
Hasani tha se politika e jashtme shqiptare ka njohur arritje që kanë përforcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive.
Më tej ai foli edhe për ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, për të cilin tha se do ti japë frymë dhe një energji të re diplomacisë sonë.
“Ligji i ri nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokreve, por atyre që e duan këtë profesion. Do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për këdo shqiptar që bashkëpunon me organizatat”, u shpreh ministri Hasani.