Tirana e “asfiksuar”/ Ja si po e merr ne qafe trafikun rrugor Roven Zeka

Dështon drejtori i ri Roven Zeka, futet në kolaps qarkullimi rrugor në Tiranë, trafik në çdo rrugë.

Tirana është pushtuar nga trafiku çdo ditë dhe jo vetëm në fluksin e ditëve të festave.

Trafiku është kthyer në një rreth vicioz prej të cilit kryeqyteti duket se nuk ka shpëtim. Pamjet gjatë paradites, apo të ashtuquajturit mëngjesi i shkollave dhe nisjes së banorëve të Tiranës në punët e përdithshme.

Për ekspertin Arben Luzi, infrastruktura nuk i përgjigjet fluksit të qarkullimit.

“Infrastruktura nuk i përgjigjet… janë bërë pa studiuar fluksin ka shumë vija të bardha për këmbësore dhe një ndalesë e vogël e bllokon dhe rruga nuk e merr më veten për vijim normal të trafikut”, thotë Luzi.

Edhe më e rënduar paraqitet situata në orët e pasdites, duke nisur prej orës 16.00 deri në 19.00. Siç shihet rreth-rrotullimi i ‘Zogut të Zi’ përballet me flukset e mjeteve që dalin nga autostrada në rrugën “Dritan Hoxha” për të hyrë në Tiranë por edhe me fluksin e mjeteve të rrugës ‘Asim Vokshi’ që nis nga ish-stacioni i trenit. Vijon vargu i mjeteve në pritje përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha’ drejt “21 dhjetorit”, kryqëzim ku përplaset edhe qarkullimi i rrugës së Kavajës.

E ndodhur në rikonstruksion, autostrada Tiranë-Durrës dhe në kthim pothuajse është e pamundur për të hyrë në Tirana. Po ashtu edhe rrugët dytësore të saj.

“Rrugët përfundojnë në grykë-shishe, nga 3-4 korsi në një korsi në pikat lidhëse, kryqëzimet. Do vijnë tre makina e do presin të hyjnë një nga një. nga 4 korsi rruga përfundon në formën e një gryke shisheje dhe kjo i përplas mjetet në pikat lidhëse të akseve kombëtare për të hyrë në Tiranë”, thotë Luzi.

Rreth-rrotullimi tek Kthesa e Kamzës që shpërndan zonat periferike të Tiranës bllokohet nga flukset e mjeteve dhe as hapja e Unazës së Madhe nuk i dha frymëmarrje çmendurisë së trafikut në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *