Në prag të festës së Krishtlindjeve, sheshi i Tiranës është mbushur me qytetarë. Nën dritat e pemës dhe nën tingujt e muzikës festive, ata kanë festuar vigjiljen. Kryebashkiaku Erion Veliaj hapi mbrëmjen duke bërë thirrje për altruizëm dhe dashamirësi ndaj të tjerëve.
“Dhuro dashuri dhe paqe” u quajt koncerti i mbajtur në sheshin “Skëndërbej” me muzikë festive, i cili nisi me fëmijët e vegjël dhe vazhdoi me këngëtarë.
“Jemi popull që kemi njëri-tjetrin, sepse aseti që kemi në këtë qytet nuk janë pllakat as rrugët, por njerëzit! Ndaj përqafohuni fort, sepse pasuria më e madhe jeni vetë ju!”– u shpreh Veliaj.