‘Tirana Green Line’/ Ja si transporti i gjelbër urban, përmirëson cilësinë e ajrit në kryeqytet

Fenomeni i autobusëve urban që ndotnin më shumë se 100 automjete bashkë duket se do të përfundojë këtu. Linjat e transportit urban në kryeqytet do të pajisen shumë shpejt të gjitha me autobusë ultramodernë që punojmë me bateri dhe që kanë një emetim ndotjeje në atmosferë zero.

Këta autobus të fjalës së fundit të teknologjisë automobilistike, janë jo vetëm mjete super të sigurta dhe komode, por edhe që nuk ndotin aspak mjedisin.

Prej pak ditësh tashmë në kryeqytet ka nisur nga puna, “Linja e parë e Gjelbër” ose e njohur ndryshe si #TiranaGreenLine ??.

FOTOT/ Vjen flota e parë e autobusëve “Go Green” në Tiranë - PO.al

Por shumë shpejt grupit të automjeteve të para që u prezantuan disa ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza” nga ana e Bashkisë së Tiranës, do t’i shtohen edhe shumë të tjerë.

Këta autobus urbanë janë në harmoni me mjedisin, nuk shkaktojnë as zhurma dhe as tronditje, e madje janë edhe mjaftë komod për udhëtarët.

Ky është lajmi më i mirë i javës për qytetin sepse shënon fillimin e modernizimit të transportit urban në të gjithë Tiranën që mbahet për një qytet me shumë trafik dhe ndotje.

Futja e një linje të re unazore, me 66 stacione dhe 24 autobusë hibridë brenda këtij viti, e rendit Tiranën ndër kryeqytetet e tjera të Europës, që përdorin mjete transporti që nuk ndotin mjedisin.

May be an image of 2 people

Premtimi i mbajtur për qytetarët, tregon se Bashkia e Tiranës, e ruan ritmin e punëve që ka marrë përsipër dhe se ata që kërkojnë llogari sot, nuk bënë asnjë punë kur e kishin në dorë qytetin.

Ky projekt sipas autoriteteve të Bashkisë së Tiranës, është mundësuar falë një bashkëpunimi të ngushtë dhe të vazhdueshëm edhe me qeverinë Gjermane dhe me projektin e GIZ-it në Shqipëri, të cilët po ndihmojnë në procesin e vështirë të modernizimit të shërbimit urban.

May be an image of 10 people, people standing and outdoors

Aktualisht përveç shoferëve me përvojë që do të drejtojnë autobusët elektrik, Bashkia e Tiranës dhe kompania e shërbimit urban, po trajnojnë edhe stafet respektive dhe të tjerë shoferë për këto automjete.

Synimi është që brenda pak muajve e gjithë Tirana të këtë në linjat e saj transport publik elektrik, dhe automjetet e amortizuara dhe që ndotnin ambientin të dalin jashtë përdorimit.

Po ashtu, paralel me trajnimin e stafeve gjatë muajit gusht, autoritete e bashkisë po synojnë edhe eliminimin e problemeve dhe vonesave të linjave të urbanëve në Tiranë, për të krijuar një shërbim sa më komod, cilësor dhe korrekt në orare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *