Tirana i largohet Elbasanit, ndryshon axhenda për ndeshjen me Kukësin

Tirana do të luajë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Kjo sfidë ishte përcaktuar fillimisht të zhvillohej në “Elbasan Arena”. Megjithatë drejtuesit bardheblu duket se kanë ndryshuar mendje për të qenë sa më afër tifozëve. Burime të besueshme bëjnë me dije se që ky takim mund të spostohet në “Selman Stërmasi”.

Duhet theksuar se ende nuk është zyrtare dhe vetëm ditën e nesërme do të vuloset si fakt”. Një përballje e rëndësishme për të besuarit e Orges Shehit dhe Enkeleid Dobit që do të synojnë të marrin maksimumin. Kujtojmë që të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas humbjeve respektive me Erzenin dhe Egnatina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *