‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’/ Veliaj takon Palmer në Washington: Bashkëpunim me kryebashkiakët e SHBA-ve  

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një mori takimesh me personalitete dhe homologë të tij.

Gjatë kësaj vizite ë tij në Washington D.C. në SHBA, ka zhvilluar një takim me Zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Pas atij takimi, Veliaj ka ndarë disa foto me Palmer në rrjetet sociale.

“Shumë i lumtur që takova Zv/Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Washington, DC!  Qytetet janë një platformë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe inovacioni. Po përpiqemi që Tirana të jetë jo vetëm një urë-lidhëse në rajon, por edhe të bashkëpunojmë me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet tona simotra, teksa përgatitemi për #EuropeanYouthCapital2022″,- shkruan Veliaj në Twitter.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *