Pas fitores në derbi, Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen me Laçin të premten në orën 17:45 në Selman Stërmasi për javën e 7 të Abissnet Superiore. Bardheblutë mbajnë vendin e dytë më 1 pikë më pak se Partizani kryesues dhe ndaj kurbinasve objektiv i vetëm është fitorja për të synuar kreun e renditjes. Trajneri Shehi po analzion situatën e formacionit teksa ka disa mungesa.
Filip Njadovski dhe Bruno Lulaj janë mungesat e kampionëve përballë Laçit. Maqedonasi u dëmtua në stërvitje dhe do të mungojë për të paktën 2 javë ndërsa mbrojtësi i ardhur këtë verë u ndëshkua me të kuq në derbi.
Shqetësimet e Shehit nuk janë shumë të mëdha teksa nga stoli sheh boll lojtarë që mund të dublojnë çdo pozitë. Megjithatë, Shehi ka “xholin” e tij. Albano Aleksi është përdorur disa herë në prapavijë kur ekipi e kishte të nevojshme dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë të premten duke i lënë vendin Limajt pëpara tij.