Tirana merr 3 pikë në Ballsh, nuk ka fitues mes Laçit dhe Vllaznisë

Ka mjaftuar vetëm një gol në Ballsh dhe Tirana mori tre pikët e plota ndaj Bylisit, në një transfertë delikate dhe të vështirë. Një sukses që i mban bardheblutë në shinat e pretendimeve maksimale për titull, duke mos iu ndarë Partizanit.

Nuk ka qenë një ndeshje e mirë e kampionëve në fuqi, por janë treguar cinik në momentin më të mirë të Bylisit. Pjesa e parë ishte pa shumë raste, pak më shumë iniciativë vendasit, por pa gjetur shënjestrën.

E njëjta situatë pak a shumë edhe në pjesën e dytë. 20 minutat e fundit janë me shumë ritëm dhe ballshiotët për pak shënojnë, duke goditur edhe shtyllën.

Menjëherë reagoi Tirana, që në 79’ arrin të zhbllokojë sfidën me anë të Hasanit, i cili me të majtën e tij, i jëp një hark topit, që përfundon në rrjetë. Miqtë arrijnë ta mbrojnë këtë avantazh deri në fudn.

Ndërsa me Laçit dhe Vllaznisë nuk ka fitues, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Kurbinasit marrin pikë ndaj skuadra të forta, por mbeten në fund të renditjes, ndërsa për Vllazninë mund të quhet pikë me vlerë për mënyrën se si shkoi sfida.

Pjesa e parë nuk pati gola. Në 53’, pas një goditje dënimi nga e djathta, topi mbetet në zonën shkodrane dhe aty Adeleke e shtyn në rrjetë duke u dhënë avantazhin kurbinasve. Megjithatë, Vllaznia nuk stepet dhe shënon me Markun në 67’. Shkodranët mund të kishin përmbysur në fund, por nuk ia dolën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *