Pas fitores përballë Partizanit në Air Albania, Tirana do të presë Laçin në të njëjtin stadium por kësaj rradhe si vendase.
Ndeshja e javës së 7 ishte progrmauar të luhej në Selman Stërmasi por bardheblutë, Air Albania-n e kanë si tempull dhe drejtuesit kanë vendosur të vazhdojnë të luajnë aty për pjesën tjetër të sezonit, njëjtë sikur vjet.
Tirana është ekipi më i suksesshëm në këtë stadium madje i ka parë “hajrin” më shumë se Kombëtarja Shqiptare. Bardheblutë kanë fituar 2 tituj kampion në këtë stadium dhe do të synojnë të fitojnë të tretin këtë vit. Kampionët në fuqi janë në vendin e dytë më 1 pikë më pak se Partizani.