TIRANA N’trip/ Kryeqyteti elektrizohet më 22 korrik

 

Në kuadër të eventeve që mbahen në Tiranë në kuadër të Tirana Youth Capital më mbështetjen e bashkisë së Tiranës, më datë 22 korrik zona e Liqenit të Thatë do të elektrizohet nga 6 dj të ndryshëm. Tirana n’trip është festivali i muzikës elektronike ku do të performojnë disa nga artisët më të mirë si Edessa, Positive Cuts, Silo, Fanatek, Elio Lleshi, Xhorxhio.

Festivali që pritet të mbledhë mijëra të rinj parashikohet të nisë rreth orës 19:00 dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Kompania organizatore ka njoftuar që hyrja do të jetë falas për këdo që kërkon ta ndjejë muzikën elektronike nga afër.

Festivali Tirana n’trip përveç bashkëpunimit me kompanitë më të mëdha në vend, ka gjetur mbështetje në media si nga gazeta Dita si dhe nga Illyridium Media Group dhe portalet që janë pjesë e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *