Një tjetër banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Konkretisht, bëhet fjalë për një zjarr të rënë në Kamzë, ku ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.09.2022, në Kamzë, në rrugën “Lura”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases N. H., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.