Tirana pa drita/ OSHEE lajmëron: Në këto zona dhe orare do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Nesër 15 shtator do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë në orare të ndryshme. Në fashën orare 09:00-13:00 nuk do të ketë drita në Gërdec, Markqinet, rruga Vorë-Rinas, Prezë.

Në fashën orare 09:00-16:00 nuk do të ketë energji elektrike pjesërisht zona pranë bulevardit “Zhan D’Ark”, Ura e Tabakëve. Në fashën orare 9:30- 14:00nuk do të ketë energji elektrike pjesërisht zona e tregut ushqimor.

Në fashën orare 10:00-13:00 nuk do të ketë drita zona e stacionit të Trenit Vorë, Marikaj, zona Vorë – Marikaj. Në orarin 14:00-18:00 nuk do të ketë drita në Pompat e Ujit në rrugën e godinës së “Coca Cola” dhe në fashën 12:00-18:00 pjesërisht: Rruga “Isuf Elezi”, rruga “Teodor Keko”.

Gjithashtu nuk do të ketë energji gjatë intervalit kohor 00:00-06:00 në Farkë, Pallatet pranë Kopshtit Botanik, TEG, Vilat, Ibë, Sauk, Lundër, Vishnje.

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 15 shtator

Në kuadër të investimit për fuqizimin e rrjetit, nesër 15 shtator do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë:

09:00-13:00

Gërdec, Markqinet, rruga Vorë-Rinas, Prezë

09:00-16:00

Pjesërisht: zona pranë bulevardit “Zhan D’Ark”, Ura e Tabakëve

9:30- 14:00

Pjesërisht zona e tregut ushqimor , Qyteti i Nxënësve

10:00-13:00

Zona e stacionit të Trenit Vorë, Marikaj, zona Vorë – Marikaj

14:00-18:00

Pompat e Ujit në rrugën e godinës së “Coca Cola”

12:00-18:00

Pjesërisht: Rruga “Isuf Elezi”, rruga “Teodor Keko”

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont të planifikuar në zbarrat 110kV në NST Farkë dhe në traktin 110kV të linjës 110kV Farkë – Traktora, në datën 15 shtator gjatë intervalit kohor 00:00-06:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë: Farkë, Pallatet pranë Kopshtit Botanik, TEG, Vilat, Ibë, Sauk, Lundër, Vishnje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *