Tirana pëson humbjen e parë sezonale, Dinamo triumfon derbin e parë në Kupë

Pas 7 ndeshjeve në kampionat dhe 2 në turin e parë të kupës, bardheblutë mposhten dhe pësojnë humbjen e parë sezonale në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Është Dinamo që e mund 2-0 në derbin e parë dhe Blutë kanë shansin të avancojnë. Që të dy golat janë shënuar në pjesën e parë nga Ibrahimi dhe Skuka.

Pjesa e dytë flet e gjitha në favor të Tiranës, por portieri dinamovit është në formë të mirë. Edhe Dinamo mund të kishte shënuar një gol të tretë, por edhe në këtë rast është portieri që shpëton. Mbyllet 2-0, me dy skuadrat që do të ndeshen sërish të dielën, kësaj here në kampionat.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *