Tiranë/ 132 litra esencë parfumi e fshehur në bidona plastik, policia arreston 31-vjeçarin

Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e sotme gjatë një operacioni ka arrestuar shtetasin me inicialet S.K, 31 vjeç pasi u kap me mallra kontrabandë. `Blutë` sekuestruan 132 litra parfumi dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura), mallra për të cilat paguhet akcizë.

Gjatë operacionit  rezultoi se të ndaluarit S.K. iu gjetën materiali i sipërpërmendur pa dokumenta në rrugën “Bardhyl”. Ndërkohë gjithashtu bashkëshortja e të arrestuarit është procedouar penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 132 litra parfum dhe esencë parfumi. Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *