TIRANË– Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri.
I riu me inicialet F.K është dërguar në spital, pasi është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Personi i plagosur nuk ka mundur ta njohë autorin që e ka dhunuar, duke e bërë kështu çështjen të mistershme.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit,”
/Priza.al/