Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E. Shtetasi me inicialet Z.I., ka marrë një thikë dhe ka terrorizuar një familje në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.