Një shtetas 56-vjeçar ka rënë nga kati i katër i ballkonit, në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet. Sipas policisë, ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.