Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Besim Alla” në Kombinat të Tiranës.
Gruaja ka rënë viktimë e një përplasjeje mes dy automjeteve në këtë rrugë.
Ajo ka rënë viktimë e një përplasjeje mes dy automjeteve në këtë rrugë, që drejtoheshin nga një 39-vjeçar dhe një 32-vjeçare.
Policia shkoi menjëher në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, që shkaktoi vdekjen e këmbësores.
NJOFTIMI NGA POLICIA
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.
/Priza.al/