Tiranë/ Aksident pranë Ambasadës Italiane. Makina përfundon mbi trotuar, merr përpara edhe…

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të Mërkurë në Tiranë, në kryqëzimin pranë ambasadës italiane.

Një makinë tip “Volkswagen Passat”, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe ka përfunduar pjesërisht mbi trotuar duke shkatërruar gardhin metalik dhe shtyllën e tabelave rrugore.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Lidhur me këtë aksident një reagim ka ardhur nga policia, ku bëhet e ditur se makina me drejtues E.B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin me drejtues S. M.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia rrugore, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe në përfundim kanë vendosur masën administrative 21.000 lekë të rinj, për shtetasin E. B., për shkelje të nenit 144/3 të Kodit Rrugor “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Rreth një vit më parë një aksident i ngjashëm ndodhi në të njëjtin vend. Ishte 14 janar dita kur një autoveturë “BMW”, duke anashkaluar totalisht semaforin e kuq, do të futej në rrugë me mbi 150 km/orë duke përplasur një mjet tip “Skoda” që më pas morri edhe flakë. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *