Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar një shtetas 28-vjeçar. I riu me inicialet B.M. ka aksidentuar një të mitur teksa po drejtonte mjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”. Fatmirësisht 13-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;