Tiranë/ Arrestohen 13 persona brenda një dite, ja për çfarë akuzohen

13 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale ku 9 prej tyre kanë qenë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërkohë që dy shtetas janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes.

Si dhe 7 personat e tjerë janë ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe ishin me leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 13 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasve:

– P. R., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një pajisje elektroshtëpiake, në banesën e shtetasit P. K;

– A. V., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa produkte në një market

.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimkn e shtetases në kërkim M. Sh., 51 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e drejtues shtetasin F. S., dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale;

– F. A., 20 vjeç, M. I., 25 vjeç, R. Sh., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetete e tyre, pa leje drejtimi;

– P. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

 

– F. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi, dhe gjatë ndalimit nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet;

 

– O. A., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësve të Policisë për të ndaluar;

– E. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit e mitur K. K., 17 vjeç, dhe O. S., 16 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit E. L., 23 vjeç, dhe A. H., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasin Y. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 24-vjeçare, pa dëshirën e saj.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *