Një 56 vjeçar ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e djalit të tij të zhdukur.
Sipas policisë shtetasi A. K, ka kallëzuar se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi F. K., 24 vjeç, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë informacion.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 56 vjeç, se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi F. K., 24 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.