Një e moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë pasi ka rënë nga kati i 7-të i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në kryeqytet.
Policia bën me dije se viktima në fjalë është 87-vjeçarja me inicialet N.B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.