Tiranë/ Degjeneron sherri me thika, plagosen rëndë dy persona

Një sherr mes të rinjve ndodhur mbrëmjen e djeshme ka përfunduar me dy të lënduar dhe dy të tjerë në kërkim. Burime nga policia konfirmojnë se dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Veli Dedi” në Tiranë. Ndërkohë, dy autorët janë shpallur në kërkim. 29-vjeçari Bruno Basha dhe 26-vjeçari Mario Basha, për motive banale janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thikë 34 vjecarin Valter Çela, duke e lënë të plagosur. Ndërsa me sende të forta ka mbetur i plagosur shtetasi E.SH.

“Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre”, thotë policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *