Tre shtetas janë arrestuar teksa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga dy të rinj pasi akuzohen për dhunë në familje. Sakaq, shtetasi me inicialet A.H. është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kanosur për jetën shtetasin K.D.
Ndërsa policia e Kavajës ka arrestuar 26-vjeçarin me inicialet R.H. i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në fshatin Brarë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka kanosur për jetën, shtetasin K. D., 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.