Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan po ashtu shtetasin F. B., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin V. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre të mitur.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lavazhin ku ai punon ka dëmtuar një automjet. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin M. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.