Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës dhe kunatës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale K.Sh. 55 vjeç.
Ndërkohë në Kavajë është arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj mbesës dhe kunatës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Xh. T., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij