Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për dhunë ndaj të dashurës së tij.
Sipas policisë mësohet se arrestim i të riut është bërë i mundur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan 27 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.