Një lokal është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Brrylit në kryeqytet. Zjarri është përhapur edhe në një bar tjetër ngjitur tij. Fatmirëisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas ekspertizës, shkak për rënien e zjarrit është bërë rjedhja nga një bombël gazi.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.