Tiranë/ Dita e dytë e protestës përpara ambasadës serbe

Dhjetra qytetarë kanë dalë sërish sot në protestë, përpara ambasadës serbe në kryeqytet. Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për qytetarët e Kosovës, pas tensioneve në veri.  Tubimi ka qenë paqësor teksa pjesëmarrësit kanë deklaruar se “Serbia po nxit luftë”.

“Ne do vijiojmë ti mbështesim vëllezërit tanë kosovarë deri sa barrikadat të hiqen. Ata presin më shumë nga shqiptarët e Shqipërisë dhe politika shqiptare. Këtë protestë paqësore duhet ta mbështesin masivisht. Minimumi të dalin në shesh e ti kërkojnë qeverisë së Serbisë e qeverisë shqiptare të ndalojë këtë gjuhën e urrejtjes” – u shpreh një protestues për mediat.

Ndër të tjera aktivistët deklaruan se problem janë bërë edhe provokimet me anë të nismës “Open Balkan”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *