Tiranë/ Drejtonin automjetet nën efektin e drogës, arrestohen tre persona

Shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shtetasit me iniciale S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke drejtuar automjeten, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *