Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Disa të rinj janë përfshirë fillimisht, ku më pas pjesë e këtij konflikti u bënë edhe disa policë.
Nga pamjet e publikuar nga JOQ, shihet se si të rinjtë përleshen me efektivët me duar e këmbë, vetëm e vetëm për parkimin e një mjeti.
Sakaq, ende nuk bëhet me dije për të lënduar nga kjo përleshje, pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.