Kamza dhe Vora të ‘mbaruara’ në dorë të socialistëve, në Tiranë Veliaj pa rival! Në Rrogozhinë kryeson kandidati i BF.
Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.
Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 216 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 53.5% të votave. Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 35.13%, pra 10 pikë larg. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 5.1% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.57%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.89%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.86%.
Në Bashkinë Kavajë sapo ka nisur procesi i numërimit. Në rezultatin e kutisë së parë nga 92 që ka përballë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ merr vetëm 37.5% përballë 62.5% të Redjan Kralit të PS.
Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 30 nga 55 bashki dhe kryeson me 54.28% të votave kandidati i BF Shkëqlim Hoxha, ndërsa kandidati socialist, Edison Memolla, nuk i kalon 45.7% të votave.