Një 61-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi falsifikonte lekë.
Shtetasi me iniciale R.K., akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Sakaq uniformat blu kanë sekuestruar 232 mijë lekë të rinj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni “Cash” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike. Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cash” u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
– R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e bashkëpunëtorëve, përpara përgjegjësisë penale.