Tiranë/ Gjenden dy granata poshtë sediljes së një mjeti, në pranga shoferi dhe pasagjeri

TIRANË-  Kontrollet për parandalimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në vend vijojnë.

Për shkak të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete dhe informacionet në rrugë operative në vendin e quajtur ‘Pallati me Shigjeta’, është ndalur për kontroll një mjet tip ‘Volkswagen Golf’ me drejtues shtetasin F.L dhe pasagjer K.H.

Shërbimet policore gjatë kontrollit konstatuan se poshtë sediljes së pasagjerit ku ndodhej shtetasi K.H u gjetën dhe sekuestruan dy granata dore.

Si pasojë K.H 27 vjeç, banues në Pogradec është arrestuar nga policia për  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë shoferi Z.F banues në Pogradec, është vënë në pranga për “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *