Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se një trup i dekompozuar është gjetur pranë Urës së Tabakëve. Dyshimet e para janë se shtetasi i pajetë mund të ketë qenë një endacak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.