Një ditë më parë një 32-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit e dhunoi në sy të fëmijëve.
Policia bën me dije se ditën e sotme është vënë në pranga bashkëshorti i saj, shtetasi me inicialet F. Gj., 34 vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasen 32-vjeçarja.
“Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
Sakaq, 34-vjeçari pas plagëve të marra ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.