Një depo farmaceutike është vjedhur në Tiranë. Grabitja është shënuar pak çaste më parë në Laprakë, ndërsa policia është njoftuar nga pronari i depos farmaceutike.
Paraprakisht bëhet me dije se persona të paidentifikuar kanë thyer derën e depos, e më tej kanë kryer vjedhjen.
Grabitësit kanë vjedhur medikamente me vlerën 1.8 milion lekë.
Po të njëjtat burime shtojnë se hajdutët kanë vjedhur kryesisht vitaminën C.