Tiranë/ Grabitet një postë private, autori u largua me…

Një shtetas i paidentifikuar ka grabitur mbrëmjen e sotme një postë private. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet. Policia bën me dije se autori i grabitjes ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar me një motomjet.

Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe  po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *