Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se grabitja ka ndodhur në Paskuqan.
Autorët me armë tip kallashnikov kanë synuar një servis makinash. Nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh. Dyshohet se janë larguar drejt Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 01.04.2023, rreth orës 20:45, në rrugën “Demokracia”, Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.