Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një shtetas 50-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit tip kamion që po drejtonte. Mjeti ka dalë nga rruga dhe drejtuesi me inicialet F.L. ka mbetur i lënduar. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore por sipas njoftimit të policisë 50-vjeçar ndodhet në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2023, në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar mjetin (kamion), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.