Tedi Neziri, 39-vjeç është arrestuar nga policia dy ditë më parë, në akuzën e vjedhjes me dhunë.
Ai hyri në banesën e shtetasit B. Bulica në zonën e Liqenit të Thatë për të vjedhur, po më pas ka qëlluar me thikë pronarin e shtëpisë, si dhe një mikun e tij që ndodhej asokohe brenda banesës.
Të zotët e shtëpisë i janë kundërpërgjigjur Nezirit duke e dhunuar, dhe prej dy ditësh tashmë ai ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se lëndimi që ai ka pësuar është i lehtë, dhe pritet të dalë për masë sigurie përpara gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.
Neziri ka qenë i dënuar më parë për veprën penale: “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.