Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i riu ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku.
Sipas policisë, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi me inicialet A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/