Disa persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se është ndaluar 54-vjeçari R.H., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një subjekt privat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. C. (P)., 29 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur ka vjedhur disa produkte, në magazinën e shtetasit F. M.