Tiranë/ Kërkohej prej dy ditësh nga familja, 36-vjeçari gjendet i vdekur në bunker

Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një bunker në Tiranë.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale I.M rezultonte i shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij.

Sakaq, bëhet me dije se në trupin e 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *